Maden Group
Maden Marketing
një shtëpi për ty një shtëpi për ty

Instalimet Elektrike

Instalimet elektrike janë pjesa më e rëndesishme e funksionimit të shtëpisë posaqërisht kur kihet parasysh problematika e ndërimit dhe rreziku që mund të paraqitet nga energjia elektrike. Nuk janë të pakta rastet e aksidenteve të zjarrit por edhe aksidente te llojeve të ndryshmë të shkaktuara nga rryma.

Çdo instalim elektrik duhet të bazohet në projektin e elektrikës të projektuar nga kontraktuesi i licencuar-inxhinieri i elektrikës. Përdorimi i materialeve adekuate është thelbësor për një instalim të mirë dhe të sigurt.Çdo matrial elektrik duhet të jetë i çertifikuar dhe me prejardhje të njohur.E rëndësishme është edhe realizimi i punimeve elektrike gjithnjë duke ju besuar kontraktorëve të licencuar.

Prizat si element i përdorimit të rrymës gjithnjë projektohen në bazë të orendive. Nuk ju nevoitet një prizë prapa ormanit! Preferohet të vendosen në distancë prëj 40 cm nga dyshemeja ,kjo distancë mund të varijoj varësisht nga nevoja.

Ndërprerësat e vendosur sa më afër hyrjes në hapësirë, vendosen zakonisht në lartësi të njejt me rezen e derës. Ndërprersat alternative mund të jenë shumë të dobishëm duke ju mundësu ndezjen dhe çkyqjen nga pika të ndryshmë të lëvizjes të përshtatshmë për shkallë apo koridore, poashtu edhe te dhomat e fjetjes.